E Martë, 3 Nëntor 2026

Zjarr në zyrat e IKMT-së në Fier, dyshohet shkëndijë elektrike

Një zjarr ka rënë në zyrat ku ndodhet IKMT dhe zjarrfikësja e qytetit të Fierit. Paraprakisht dyshohet se shkak I zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike në një nga zyrat.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e tij.

Punonjësit janë larguar, ndërsa tymi vijon të dalë nga dritaret e institucionit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›