E Diel, 1 Nëntor 2026

Përvjetori i 235-të i SHBA-ve, presidenti Barack Obama, mesazh kryeministrit Berisha

19-07-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha mori një mesazh falënderimi nga Presidenti i SHBA-së Barack Obama, ku i shpreh mirënjohjen për mesazhin e dërguar për festën e Pavarësisë.
Në këtë mesazh, presidenti i SHBA-ve, i shpreh mirënjohjen kryeministrit shqiptar për mesazhin e dërguar për festën e Pavarësisë.
“I dashur zoti Kryeministër, Dëshiroj t’ju falënderoj për mesazhin e urimit në përvjetorin e 235- të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Në Ditën e Pavarësisë, amerikanët festojnë dhe kujtojnë idealet e demokracisë dhe lirisë, mbi të cilat u themelua vendi ynë. Këto ideale mbeten po aq aktuale edhe në këtë moment që ne përballemi me sfidat e sotme botërore. Shpresa ime është që të mirat e lirisë dhe paqes t’i gëzojnë një ditë të gjithë popujt e botës”, thuhet ndër të tjera në këtë mesazh falënderimi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›