Nallbani: Inzagi me demtoi, nderhyri gabimisht
Mediat italiane kane komentuar thuajse te gjithe me habi humbjen e Milanit ne Tirane. Gjithsesi fitorja 2-1 e Tiranes nuk eshte pasqyruar me shume rendesi, pasi me teper hapesire ka pasur per rikthimin e dy lojtareve te demtuar, Alesando Nesta dhe Filipo Inzagi, qe luajten ne pjese te ndryshme, gjate ndeshjen miqesore, Tirana-Milan. Sulmuesi per fat te keq eshte demtuar gjate pjese se pare te ndeshjes. Perplasja me Inzagin eshte sqaruar nga portieri, Nallbani, i cili u shpreh se ishte sulmuesi qe nderhyri ne menyre te parregullt ndaj tij dhe madje gjate perplasjes mund te jete demtuar serish. "Inzagi me demtoi ne fytyre gjate perplasjes. Une isha ne zone dhe u drejtova te topi. E kam ende shenjen e demtimit," tha portieri i Tiranes. Gjithsesi, nga stafi i Milanit eshte thene se dy lojtaret qe ishin te demtuar, pavaresisht se luajten ne stadiumin 'Qemal Stafa" pas nje mungese te gjate ne fushe, nuk do jene ende te gatshem per ndeshjen e radhes ne Seria A, me Sampdorian.