E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder, aksidentohet nje familje, nje i vdekur

Nje aksident i rende me pasoje nje te vdekur dhe dy te plagosur qe te gjithe pjestare te se njejtes familje ka ndodhur mbremjen e djeshme ne aksin rrugor Shkoder -Koplik ne afersi te fshatit Shtoj.

Ne kete aksident jane perfshire nje motorr ne te cilin udhetonin burre e grua dhe djali i tyre 10-vjecar, si dhe nje fuoristrade Range Rover me targa te huaja.

Per pasoje drejtuesi i motocikletes Kole Predhaj 62 vjec nga fshati Berdice ka gjetur vdekjen ne vend ndersa gruaja e tij dhe djali 10-vjecar kane marre plage te renda.

Mesohet se femija eshte ne gjendje kritike per jeten. Drejtuesi i foristrades 25-vjecari nga Lezha Eduard Fierza pasi eshte munduar t'i jape ndihmen e pare te  plagosurve eshte shoqeruar per ne komisariatin e policise ne Shkoder.

Nga kqyrja e vendit te ngjarjes sipas grupit hetimor nje nga shkaqet kryesore qe ka shkaktuar aksidentin eshte mungesa e ndricimi rrugor.

Policia pohon se motorri eshte goditur nga pas por ende nuk eshte percaktuar me detaje nese ka qene motori apo fuoristrada qe ka provokuar aksidentin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›