E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hasan Lika nuk sheh sfide me Bylisin

E kane cilesuar qesharak krahasimin qe i eshte bere Partizanit, pas humbjes ne Vlore, drejtues te ekipit te klubit te kuq, ne prag te ndeshjes se javes, me Bylisin. Ne fakt Partizani ka 4 pike, po aq sa Bylisi dhe te dy ekipet mbyllin tabelen e klasifikimit. Pavaresisht treguesve, trajneri Hasan Lika eshte duke menduar nje fitore ne ndeshjen e radhes, si dhe ne takimet e tjera. Partizani vazhdon pergatitjet ne kompleksin prane klubit dhe po perfiton nga pauza e kampionatit per te ndrequr gabimet e bera ne fillim te tij. Per te siguruar nje fitore ndaj Bylisit ekipi i Likes mendon qe te largohet nga vendet e fundit, por sipas trajnerit Partizani nuk mund te krahasohet me ballshiotet. "Ne duhet te fitojme me Bylisin dhe e respektojme ate si kundershtar te Kategorise Superirore. Por Partizani eshte nje emer i madh dhe do te mbetet i tille," ka siguruar trajneri i te kuqve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›