E Diel, 1 Nëntor 2026

Përzgjedhja e aplikantëve me kompjuter

Rastësisht kompjuteri do të zgjedhë individë nga të gjithë regjistrimet e kualifikuara. Të gjithë të regjistruarit për vizën e shumëllojshmërisë (DV-2012) duhet të hyjnë në faqen e internetit të E-DV-së te Kontrolli i Statusit të Regjistrimit, për të mësuar nëse regjistrimi i tyre është përzgjedhur në Lotari, ose për të mësuar nëse ata nuk janë të përzgjedhur. Të përzgjedhurit do të njoftohen për përzgjedhjen e tyre me anë të Kontrollit të Statusit të Regjistrimit, që do të rivihet në dispozicion, duke filluar nga 15 korriku 2011 në faqen e internetit të E-DV-së në www.dvlottery.state.gov. Të përzgjedhurit do të drejtohen për tek faqja konfirmuese që do t’u japë udhëzime të mëtejshme, duke përfshirë edhe informacion për pagesat, lidhur me emigracionin në Shtetet e Bashkuara. Kontrolli i Statusit të Regjistrimit do të jetë i vetmi mjet me të cilin aplikantët do të njoftohen për përzgjedhjen e tyre për DV-2012. Qendra Konsullore në Kentaki (KÇ) nuk do të postojë letra njoftimi. Të përzgjedhurit rastësisht nuk do të njoftohen më e-mail. Individët që nuk janë përzgjedhur do të njoftohen në internet, përmes Kontrollit të Statusit të Regjistrimit. Ambasadat dhe Konsullatat Amerikane nuk do të sigurojnë një listë të të përzgjedhurve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›