Afati i fundit i aplikimit për vizën e lotarisë
Personat e zgjedhur për programin e Lotarisë DV-2012 kanë të drejtë të aplikojnë për lëshimin e vizave vetëm gjatë vitit fiskal 2012, nga 1 tetori 2011 deri më 30 shtator 2012. Aplikantët duhet të pajisen me vizën e tyre ose të përshtatin statusin deri para fundit të vitit fiskal. Nuk përfitojnë asnjë shtyrje të lotarisë për vitin e ardhshëm personat që janë zgjedhur, por që nuk pajisur me vizë deri më 30 shtator 2012 (fundi i vitit fiskal). Gjithashtu, bashkëshortët dhe fëmijët që përftojnë nga statusi i një të regjistruari të DV-2012-s mund të pajisen me viza në kategorinë e DV-së vetëm nga 1 tetori 2011 deri më 30 shtator 2012. Kandidatët që aplikojnë jashtë kufijve do të marrin një njoftim nga KÇ-ja nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit në faqen e internetit të E-DV-së 4-6 javë përpara takimit të planifikuar.