Çarjet e lëkurës, rreziku vjen pas të 30-ve
Çarjet e lëkurës janë një problem që me kalimin e të 30-ve bëhen prezentë në trupin e mjaft njerëzve. Për estetistët, të shkosh tek të 30-at dhe pa pasur asnjë çarje të lëkurës është një rast i rrallë. Sipas tyre, ata që mund ta kenë këtë privilegj janë të paktë. Elasticiteti i lëkurës vihet në provë të vështirë gjatë viteve nga një seri faktorësh, si: luhatja e peshës, ushqim jo i regullt, shtatëzania për femrat etj. Por, tashmë çarjet e lëkurës (që në gjuhën e estetikës njihen si strije) mund t’i ndalim fal një teknike të re të mikrokirurgjisë që është në gjendje të heq strijet në pak seanca. Megjithëse strijet i përkasin më së shumti universit të femrës, nuk është e rrallë që t’i vërejmë edhe tek meshkujt. Por, përse strijet “godasin” më shumë femrat? Kjo ndodhë, pasi janë përgjegjës shkaqet hormonale mekanike.
Formimi
Situata më kritike është shëndeti i menjëhershëm dhe dobësimi me të njëjtën shpejtësi. I ashtuquajturi “efekti firzamonik” ndodh edhe gjatë shtatëzanisë, kur lëkura pëson hapje, me shtimin e peshës dhe të volumit në zona të caktuara (në veçanti gjoks dhe bark). Nëse nuk është elastic, indi lëkuror pëson në këto raste plasaritje si në dermë ashtu edhe epidermë. Emri shkencor i strijeve është “atrifie dermo-epidermik”. Strijet formohen, pasi indi lëkuror, nuk është mjaftueshëm elastik. Për të luftuar strijet e lëkurës është e rëndësishme të kuptojmë kush është “armiku” i tyre. Plasaritjet janë me të vërtetë shenja të lëkurës që vjen si pasojë e prishjes së fibrës elastike dhe humbjes së peshës. Ato sulmojnë mbi të gjitha pjesët e abdomenit, gjoksin, kofshët. Fillimisht marrin ngjyrë rozë në të kuqe, më pas bëhen të bardha. Të riparosh këto pjesë nuk është e mundur vetëm me produkte kozmetike, por këto ndihmojnë për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës. E vetmja mënyrë efikase është terapia lazer, sepse është në gradë të stimulojë indet dhe i detyron të prodhojnë kolagjene duke e mbyllur në mënyrë graduale lëkurën.
Parandalimi
Zgjidhja e vetme për të luftuar strijet është t’i parandalosh ato që në shenjat e para. Zgjidhni një krem që të përmbajë acid glikolik, por mbi të gjitha të stimuloj lëkurën. Ashtu si dhe celuliti edhe strijet ushqehen me jetë jo të rregullt. Për të shmangur këto lloj shenjash është e rëndësishme të ushqehemi me vitamina A, C, E, të cilat e mbajnë lëkurën elastike dhe të re. Nëse bëni dieta gjeni mënyrën që rënia në peshë të mos jetë drastike, evitoni të pini duhan dhe pini shumë ujë. Vajrat esencialë bimorë kanë dhënë rezultate mjaft të mira për të parandaluar dhe kuruar strijet në lëkurë. Ndër më të të efektshmit për këtë problem kanë rezultuar vaji i bajames dhe ai i ederës. Sipas specialistëvë të mjekësisë bimore, vaji ederës është një kurë shumë e mirë gjatë kohës që mbani dietë për të kuruar çarjet e lëkurës dhe celulitin.
Pjesët e trupit që preken më shumë
Ijet dhe barku: kjo është një zonë me rrezik të lart për strijet, sidomos në rast shtatëzanie ose dobësim i përsëritur.
Glutealet dhe kofshët: strijet në këtë zonë prekin më shumë personat që bëjnë jetë pasive apo kur mbajnë pantallona shumë të ngushta.
Gjoks: shtatëzania dhe gjidhënia favorizojnë strijet në këtë zonë të trupit apo edhe nga gjoksi i madh i cili pëson dobësim.
Në brendësi të krahëve: shkaqet kryesore për strijet në këtë zonë janë plakja dhe dobësimi. Qetësimi i krahëve sjellë prodhimin e tyre.
Gjashtë faktorët që dëmtojnë lëkurën, si t’i shmangim
Lëkura jonë është gjithmonë e rrezikuar nga agjentët e dëmshëm atmosferikë, temperaturat e ulëta apo ato të larta, edhe nën veprimin e rrezeve ultraviolet, smogu, cigarja apo dhe ndotës të tjerë të gjendur në ambientet që na rrethojnë. Ekspertët e bukurisë dhe të dermatologjisë shpjegojnë mënyrat se si mund të veprojmë për t’u mbrojtur prej tyre, në mënyrë që ta ruajmë sa më të pastër e të bukur lëkurën tonë. Prandaj duhet të zotërojmë armët me të cilat të balancojmë sa më shumë të mundemi efektet negative të këtyre dëmtuesve.
Temperaturat e ulëta
Dimri është shumë i përshtatshëm për të fjetur, po kështu ndodh edhe me lëkurën tonë. Në temperaturat e ulëta metabolizmi i qelizave ngadalësohet dhe lëkura rinovohet më me vështirësi. Jo vetëm kaq, por i ftohti tenton të dobësojë filmin hidrolipidik (barriera e mbrojtjes natyrale) dhe vepron në shtrëngimin e kapilarëve. Në këtë mënyrë në fytyrë do të qarkullojë më pak gjak për qelizat. Ndërsa në verë ndodh e kundërta me organizmin nga temperaturat e larta.
Gjenet
Disa gjene kanë aftësinë që ta mbajnë lëkurën të lirë dhe kompakte më gjatë se zakonisht. Plakja kronologjike në krahasim me atë të shkaktuar nga rrezet e diellit, është e lidhur me faktorët biologjik gjenetik të AND-së tonë, të cilat japin instruksione për të ndërtuar organizmin tonë. Për të evidentuar shenjat e kohës që kalon, është mirë që t’i sigurojmë epidermës një hidratim deri në 30-35 vjeç.
Stresi
Në momentin që kalon një periudhë të vështirë nuk është aspak çudi që lëkura të fillojë të humbasë shkëlqimin dhe butësinë e saj. Truri reagon dhe stresi prodhon disa substanca të quajtura neurotransmetues, të cilat shtrëngojnë enët e gjakut duke shkaktuar një ngadalësim të qarkullimit. Epiderma në këtë kohë bëhet opake dhe rrudhëzat rreth syve, buzëve dhe gojës theksohen më tepër duke e bërë lëkurën tuaj që të ngjajë më e plakur. E nëse stresit i shtohet edhe një ambient i ndotur qyteti, plakja është padyshim e parakohshme.
Duhani
Të gjithë e dimë se cigarja e rëndon pamjen e lëkurës, duke krijuar rrudha rreth syve, buzëve dhe gojës që krijohen mbas dhjetë vjet pirje e rregullt cigaresh. Nikotina krijon një lloj tape që pengon oksigjenin të hyjë në inde, dhe pa oksigjen qelizat mbeten të uritura dhe nuk arrijnë që të jenë të shëndetshme. Në këtë mënyrë lëkura humbet shkëlqimin, epiderma thahet dhe irritohet plotësisht. Përveç kësaj nikotina prish mikroqarkullimin duke penguar prodhimin e kolagenit dhe të fibrave elastike, prandaj lëkura humbet elasticitetin dhe plaket më shpejt.
Dielli
Qëndrimi i gjatë në diell dobëson dhe shkatërron lëkurën duke shfaqur njolla, zona super të ndjeshme, mungesë toni. Arsyeja është një përbërës i rrezeve të diellit, rrezet ultraviolet të cilat reagojnë mbi fibrat elastike duke provokuar degjenerimin. Këto tip rrezesh interferojnë në mekanizmin e prodhimit të kolagenit dhe të elastinës, dy fibrat që ndërtojnë dermën. Një ekspozim i tepërt në diell, provokon një dobësim të kësaj strukture që tenton të humbasë elasticitetin dhe butësinë.
Ajri i ndotur
Jetesa në një qytet të madh të bën që çdo ditë të jesh e detyruar të bësh llogaritë me ndotjen. Ajri që të rrethon dëmton shtresën mbrojtëse të lëkurës dhe në të njëjtën kohë depozitohen mikrograme dhe substanca toksike në formë pluhurash metalikë të padukshëm. Në këtë fushë beteje padyshim që fytyra është ajo që ekspozohet më tepër: ndotet dhe merr një ngjyrë gri në kaf. Pa llogaritur këtu rreziqet e zhvillimit të alergjisë. Në epidermat më të ndjeshme, akumulimi i substancave të jashtme mund të shkaktojë irritime të bezdisshme antiestetike.
27 Qershor 2009