E Diel, 1 Nëntor 2026

Zihen në lokal, 6 plumba bashkëfshatarit



LEZHE - Një 40-vjeçar mbeti i plagosur nga një fqinj i tij në fshatin Ishull Lezhë. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 të së shtunës në fshatin Ishull-Shëngjin. Sipas policisë, pas një grindje në lokalin e këtij fshati, 52-vjeçari Feliks Leka plagosi me pistoletë Ndue Rrasën. Mësohet se 42-vjeçari ka marrë plot gjashtë plumba në trup, duke i rrezikuar seriozisht jetën. Ai u nis menjëherë në spitalin e Lezhës, por pas ndihmës së parë, mjekët vendosën ta transportojnë atë për një trajtim më të specializuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Duke menduar se e kishte lënë të vdekur, autori i këtij krimi është larguar në drejtim të paditur duke i shpëtuar arrestimit. Policia e Lezhës bëri të ditur se ka ngritur postblloqe të shumta, ndërsa janë duke punuar për arrestimin e Lekës. Në ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe forcat speciale të Shkodrës. r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›