“E qellova se me ngacmoi te dashuren”
TIRANE - Nje shofer furgoni, i akuzuar per plagosje prane Prokurorise se Tiranes te nje te riu ne grindje e siper, ka deshmuar se shkak per krimin eshte bere ngacmimi qe i demtuari i ka bere te dashures se tij. Policia e Tiranes ndaloi dje, pas nje operacioni, te dyshuarin Avni Morinaj, prane Unazes se Re. Burime zyrtare thane se 46-vjecari, nga Kukesi, akuzohet per "vrasje te mbetur ne tentative". Sipas te dhenave, dyshohet se Morina eshte autor i plagosjes se rende me nje pistolete tip “TT” te Behar Elezaj, ne rrugen “Mine Peza”, disa dite me pare. Gjate rrefimit ne Komisariatin nr. 3, Morinaj ka thene se “Elezaj me ngacmonte te dashuren”. Policia sqaroi se 46-vjecari u kap ne Unazen e Re ne Tirane, me nje automjet tip furgon.
A.C