E Shtunë, 31 Tetor 2026

Propozimi, barnat e rimbursueshme te paguhen dhe nga pacientet

Nje liste me medikamente baze per shtresat ne nevoje edhe nje tjeter me bashke-pagese nga ISKSH dhe pacienti eshte propozimi ka bere Banka Boterore dhe ISKSH per ilacet me rimbursim. Duke mos pasur mundesine financiare per zgjerimin e listes se ilaceve qe rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor, drejtoresha Elvana Hana ka propozuar nje forme tjeter alternative per zgjerimin e kesaj liste. “Ky propozim eshte ne fakt edhe propozimi zyrtar i Bankes Boterore. Ideja eshte qe te jete nje liste barnash baze, e cila do te mbulohet 100 per qind nga ISKSH per shtresat ne nevoje. Dhe te kete nje liste alternative, e cila te jete me bashke-pagese mes ISKSH dhe pacientit”, deklaroi Hana, dje, gjate analizes vjetore te institucionit qe drejton. Ne 2007, ne kete liste u perfshine 14 barna te reja, ndersa vlera e rimbursimit ne total ishte 3,9 miliarde leke. Mbi 80 per qind e barnave kane shkuar per kategorine e pensionisteve, ndersa vetem per ilacin e talasemikeve jane shpenzuar 162 milione leke te reja.
Sigurimet shendetesore kane qene nje tjeter pike, ku eshte diskutuar dhe pikerisht per ligjin e ri, i cili ne muajin prill pritet qe te shkoje ne qeveri. Sipas drejtueses se ISKSH-se, ky ligj parashikon dyfishim te sigurimeve shendetesore. “Propozimi yne eshte qe ato te rriten nga 3,4 per qind e pages qe jane aktualisht, ne 7,5 per qind. Por ideja jone eshte qe te shihet mundesia qe te behet nje rregullim brenda taksimit qe mbledh shteti ne teresi, nga te cilat nje pjese me e madhe te shkoje per sigurime shendetesore, ne menyre qe te mos cenohet pacienti”, ka nenvizuar Hana. Analiza e punes se ketij institucioni per 2007, tregoi nje rritje te performances se qendrave shendetesore dhe pageses se mjekeve. Por, nga ana tjeter, u verejten edhe shkelje te mjeket e familjes, te cilet kishin kartela shendetesore te paplotesuara nga ana e dokumentacionit per percaktimin e diagnozes. Ndersa te farmacistet qe kane kontrate me ISKSH, u vune re shkelje te tregtimit te barnave me rimbursim pa dokumentacionin ligjor, duke u rimbursuar padrejtesisht per barna pa i pasur gjendje ne farmaci. Kjo ne kundershtim me detyrimet kontraktuale me ISKSH-ne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›