E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e guximtarëve vlen më shumë se jeta e frikacakëve

Vetë jeta në Amerike është një shkolle e përditshme demokracie. Parimi i saj themelor është për t’i shkuar deri në fund diçkaje që nis... Nuk përjashtohet mundësia që ai të kishte ndonjë kontrate me shtypin ose ndonjë institucion amerikan...

Ne Amerike çdo lloj pune quhet biznes. Kosta ishte një biznesmen... Nëse është aksident, ato ndodhin gjithnjë, thonë amerikanet! Nëse është vrasje, regjisorët dhe autoret e saj, me shume se Zotin Kosta Trebicka vranë veten e tyre. U rigjallërua dhe mori një impuls të papritur kombëtar dhe ndërkombëtar hetimi i katrahurës së Gërdecit.

Viktimat e pafajshme të tij do t’i ndjekin regjisorët e saj edhe përtej varrit! Në të dyja rastet, dritë i pastë shpirti në parajsë! Vdekja e guximtareve vlen me shume se jeta e frikacakeve, që edhe për së gjalli janë me të vdekur së të parët...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›