Pese vjet pa pionierin e teatrit, Kadri Roshi Izaura Ndoj
Ndarja e tij nga jeta shenoi nje humbje te madhe per artin shqiptar. Hapat drejt skenes nuk u ndalen deri ne momentet e fundit te jetes se tij, me deshiren per te prekur dhe rolin e Ali Pashe Tepelenes. Ne kete dite hijerende per teatrin shqiptar, perkujtohet i madhi Kadri Roshi, ne 5-vjetorin e vdekjes, ne sallen e Teatrit Kombetar qe mban dhe emrin e tij. Miq e kolege e perkujtuan dje "Nderin e Kombit", aty ku Roshi veshi petkun e me shume se 100 roleve. Edhe pse jane bere plot pese vjet qe Kadri Roshi eshte ndare nga jeta, koleget e tij e kane te veshtire te thone "i ndjeri" per nje artist qe ka lene pas personazhe te paharruar ne teatrin dhe kinematografine shqiptare, qe tashme i shijojne nga ekrani i vogel. Per here te pare, ne kete perkujtim, jane shfaqur per publikun imazhe te panjohura me pare, nga dokumentari i fundit mbi jeten e tij, ku Roshi shfaqet ne monolog, ne prova per pjesen apo duke peshkuar, nje dokumentar i realizuar 14 vjet me pare nga regjisori Petrit Ruka. Per aktoren Drita Pelingu, artisti Kadri Roshi eshte shembulli per te frymezuar dhe nxitur zhvillimin e kritikes skenike, e cila ne ditet e sotme eshte shume larg nga ajo e dikurshmja. "Interpretimi i Kadriut duhej me kohe te ishte studiuar, zberthyer dhe per te cilin duheshin nxjerre pergjithesime teorike shume te vlefshme per artin skenik shqiptar", tha Pelingu. "Kadri Roshi ishte artisti qe pranonte verejtje nga kushdo, edhe nga studentet. Ai i kerkonte, i 'vidhte' verejtjet", kujton Drita Pelingu ne kete aktivitet te organizuar nga Teatri Kombetar. Artisti Roshi, i konsideruar si i pazevendesueshem, per te birin e tij, Kliti Roshi, eshte nje artist si te tjere, qe do te mbeten te pazevendesueshem per 100 vjet, por qe me pas, do te zevendesohen nga brezi i ri i aktoreve. "Kadri Roshi, shoku, miku im me i mire, pastaj babai dhe kolegu, fizikisht me mungon qe prej 5 vjetesh, por fale transmetimeve te disa filmave, une ndiej sikur e kam ne krah, sikur do te ndajme oren kur do te nisemi per te gjuajtur peshk", tha Kliti Roshi. Te interpretoje krah Kadri Roshit ka qene fat, kenaqesi dhe nje shkolle arti per artistet e tjere. Aktorja Roza Anagnosti e cilesoi Roshin si nje magjistar te skenes shqiptare, nje mjeshter te fjales, i cili e ka ndihmuar te thelloje mjeshterine e saj artistike. "Eshte nje personalitet i kombit. Per mua, arti i tij eshte shkolla e filmit dhe teatrit shqiptar. Te punoje me te ka qene kenaqesi. Nje artist me nje disipline artistike te persosur". Ndersa drejtori i Teatrit Kombetar, Kristaq Skrami, tha se "Kane kaluar 5 vjet nga dita kur ne i kemi dhene lamtumiren 'Nderit te kombit', 'Artistit te madh' Kadri Roshi. Por, magjia e artisteve te medhenj, e ketij arti te madh te skenes dhe te ekranit, ben qe te duket sikur ata nuk shuhen kurre, sepse kane lene pas figura te shkelqyera dhe personazhe te paharruar, qe do te ngelen gjate ne kujtesen e te gjithe spektatoreve shqiptare".
Jeta dhe vepra e ikones se teatrit, Kadri Roshit
"Artisti i Popullit" Kadri Roshi u lind me 4 janar te vitit 1924, ne Mallakaster. Ne karrieren e tij te gjate, qe fillon nga viti 1945, numerohen rreth 170 role, prej te cilave 130 jane role kryesore, qe do te benin te ndihej krenar kedo prej aktoreve te skenes dhe ekranit shqiptar. Ne vitin 1961, Kadri Roshi u nderua me titullin "Artist i Merituar" dhe ne vitin 1969, me cmimin e madh "Artist i Popullit", ndersa ne vitin 1995, ne festivalin e 10-te te Filmit Shqiptar, mori kupen e "Karrieres". Nga Presidenti i Republikes, ne vitin 1998, iu akordua titulli "Nderi i Kombit". Ai u rrit ne skenen e Teatrit Kombetar, duke qene nje nga themeltaret e tij. Skena e teatrit ku ka luajtur per here te pare, ne vitin 1945 dhe shesh xhirimet ishin e vetmja shkolle e tij. Ka interpretuar veprat me te spikatura te dramaturgjise boterore dhe asaj shqiptare. Kadri Roshi eshte dalluar ne realizimin me sukses te te gjithe llojeve dhe karaktereve.