E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja preferencat e ndryshme të qytetarëve amerikanë

Një sondazh i zhvilluar së fundi në lidhje me preferencën e amerikanëve për çështje të ndryshme, që nga politika, te financa e të tjera ka nxjerrë rezultate shumë interesante. Gjysma e të intervistuarve kanë deklaruar se ishin shumë dakord që të pasurit të taksoheshin në masën 50% të pasurive të tyre, ndërkohë që rreth një e treta e konsideronin rrjetin social "Twitter" një tendencë që do të perëndonte. Bëhet fjalë për një sondazh të "Vanity Fair" që është publikuar në një emision televiziv të shtunën. Pjesa më e madhe e amerikanëve e konsideronin Wal-Mart si institucionin që përfaqësonte më mirë amerikanët në botë, dhe veçanërisht Amerikën sot. Për shumë amerikanë, gjëja për të cilën ndienin më shumë keqardhje më "shtrëngimin e rripit" pas krizës ekonomike ishte heqja dorë nga të darkuarit e shpeshtë jashtë. Mëkati më i madh për amerikanët është korrupsioni i një politikani. Për këtë ishin pro 37% e amerikanëve, ndërsa për sa i përket tradhtisë bashkëshortore ajo konsiderohet mëkat nga vetëm 2% e amerikanëve. Për sa u përket politikave ushtarake, amerikanët janë të bindur se Obama nuk do të ketë një axhendë për largimin e trupave nga Afganistani dhe mendojnë se ai do ta bënte një gjë të tillë vetëm në fillim të fushatës së ardhshme presidenciale. Më të preferuarit e Amerikës, përveç Obamës, renditen edhe George Clooney dhe Mishel Obama, e cila vinte e para e pasuar nga Hilari Klinton dhe Anxhelina Zholi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›