Braçe: Gjykata e Lartë ndalon hetimin
21/04/2009 PS e PD përplasen për komisionin hetimor për Ramën
Partia Socialiste u shfaq dje me një qëndrim publik lidhur me komisionin hetimor parlamentar të kërkuar nga mazhoranca qeverisëse për kreun e Bashkisë së Tiranës Edi Rama. Nënkryetari i grupit kuvendor socialist Erion Braçe, duke u ndalur në këtë çështje, theksoi se Kuvendi, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese e ka të ndaluar të hetojë një kryetar bashkie. “Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e ndalon Kuvendin të hetojë ndaj pushtetit vendor, që është një pushtet i ndarë”, - nënvizoi Braçe gjatë fjalës së tij. Madje, në gjykimin e tij fitorja e Edi Ramës në zgjedhjet e kaluara vendore është përgjigjja më e mirë për këtë nismë. “E kanë provuar dy herë këtë gjë dhe pas secilës herë kanë marrë një përgjigje me votë nga qytetarët e Tiranës; herën e parë 15 mijë vota, herën e dytë diferenca vajti në 30 mijë vota, për herë të tretë diferenca do të shkojë në 50 mijë vota dhe në qendër të Tiranës”, - deklaroi ai. Kundrejt këtij qëndrimi reagoi selia blu, e cila përmes një gjuhe kritike i mëshoi dhe më tej qëndrimit për të hetuar kreun bashkiak. “Edi Rama, kryetari që vetëm 3 ditë më parë zhvati për vete dhe Eftimin e tij 19 leje ndërtimi nga 28 të miratuara në KRT-në e Tiranës, nxori në tregun mediatik "yllin shkëlqimtar" të "politikës së re", asistentin e Dondollakut me serialin e shpifjeve dhe trillimeve të denja për të. Me një tellall si Braçja, Edi Rama ka vetëm një qëllim: të zhurmojë vjedhjen e papërmbajtur të taksave të 4-fishuara të gjelbërimit dhe pastrimit në Tiranë, të zhurmojë aktin e paprecedent të marrjes në një mbledhje të vetme të 19 lejeve të ndërtimit, duke shënuar kështu rekordin e vjedhjeve dhe korrupsionit në historinë e Shqipërisë”, - u shpreh zëdhënësja e Partisë Demokratike Erla Mëhilli. Gjithashtu PD-ja hodhi poshtë dhe deklaratat e Braçes, sipas të cilit demokratët nuk i kanë mbajtur premtimet.