E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Qeveria e së djathtës, e dështuar

Qeverisja e së djathtës është e dështuar. Ky ishte vlerësimi i kreut të PDS-së, Paskal Milo, gjatë një takimi me strukturat e kësaj partie në qytetin e Lushnjës. Milo tha se tashmë kemi një qeveri, e cila ka dëshmuar publikisht se është e korruptuar, kemi një qeverisje që është e paaftë. "Tashmë kemi të vërtetuar se kemi një qeveri dhe një Kryeministër që është i pa zoti, që është demagog, mashtrues. Tashmë kemi një qeveri e cila duhet të iki një orë e më parë, që t‘i çlirojë shqiptarët nga ankthi, që të mundemi t‘u hapim Shqipërisë dhe shqiptarëve perspektivën reale të evropianizimit", u shpreh Milo. Kreu i PDS-së vuri në dukje nevojën që shqiptarët të shpëtojnë nga makthi i përditshëm i papunësisë, i varfërisë dhe i të gjitha fenomeneve të tjera negative që kjo qeveri ka prodhuar me bollëk, gjatë këtyre 4 vjetëve të saj. "Ne kemi dalë para të gjithë shqiptarëve hapur dhe drejtpërsëdrejti dhe u themi nëse doni të ndryshojë Shqipëria, duhet t‘i krijojmë rrethana të reja politike, të cilat mund t‘i sjellin vetëm zgjedhjet e lira e të ndershme", deklaroi kreu i PDS-së.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›