Leter Bashes komision per shkarkimet ne bashki

Komision i përhershëm për largimet nga puna sa herë ka ndërrim të pushtetit. Propozimi është i këshilltarit socialist në bashkinë e Tiranës, Ervin Bushati. Sipas tij, normaliteti me të cilin bëhet ndërrimi i administratës sa herë ndërron pushteti, kthehet në kërcënim për shërbimet ndaj qytetarëve. Për t'i dhënë fund njëherë e mirë kësaj praktike negative, Bushati thotë se një komision i tillë duhet të jetë një mekanizëm kontrollues ndaj çdo opozite.
"Bazuar në ligjin shqiptar kam kërkuar që në rastin e Tiranës të ngrejmë një komision të përkohshëm për hetimin e procedurave të shkarkimit të punonjësve të administratës së bashkisë së Tiranës. Kjo do të garantonte që fitoret politike të një krahu të mos ktheheshin në humbje për qytetarët, sepse duke pasur një lloj garancie, duke futur një koncept të ri do të siguroheshim të kishin shërbime më të mira. Të kishin një administratë funksionale dhe profesionale e cila gjithmonë është e bazuar në aftësitë individuale të secilit pa marrë masa ndëshkimesh apo pushimesh nga puna për arsye politike"-tha Bushati.
Bushati thotë se pavarësisht se një komision i tillë kërkohet për herë të parë, ligji i vitit 2000 për pushtetin vendor mundëson një hetim të tillë. Ngritja e një komisioni për largimet nga puna në bashkinë e Tiranës, pritet të kthehet në nismë konkrete në ditët në vijim, pasi këshilltarët e majtë ta konsultojnë.
Rovena Moçka