E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrezik poliomeliti Vasili Kujdes virusi u shfaq ne Kine

Qytetarët duhet të kenë kujdes, pasi vendi ynë mund të riskohet nga poliomeliti, i cili ka gjetur përhapje të madhe ditët e fundit në Kinë. E meqë shumë shqiptarë dhe kinizë qarkullojnë në vendet respektive, OBSH ka porositur shëndetësinë shqiptarë të marrë masa për parandalimin e këtij virusi. Ky infeksion lë pasoja të mëdha invaliditeti. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili thotë se edhe pse Shqipëria ka një mbulesë të lartë vaksinale ndaj poliomelitit bluzat e bardha të qëndrojnë në gadishmëri për çdo të papritur.

"Shqipëria sot ka një mbulesë maksimale për poliomelitin, mbi 98 %. Është një vend pa polio që prej 2003-it. Gjithësesi në këtë rast niveli i alertit do të jetë i shtuar dhe njëkohësisht OBSH rekomandon të mos ketë masa drastike në drejtim të lëvizjes së njerëzve dhe ndoshta edhe të mallrave. Pra, nuk jemi në atë nivel që duhet të kufizojmë lëvizjet, por duhet që survejanca të jetë e rritur"-tha Petrit Vasili, Ministër i Shëndetësisë.

Këto deklarata Vasili i bëri pas prezantimit të një lajmi shumë pozitiv të marrë nga OBSH, e cila ka akredituar laboratorin qendror të virologjisë. Ky laborator ndodhet në ISHP dhe është vlerësuar i standarteve të larta, pasi gabimet për diagnonozat janë zero.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›