E Diel, 1 Nëntor 2026

Përgjaket fushata/ Ndërron jetë anëtari i PD, Artan Zeka. Shënohet viktima e parë e zgjedhjeve

Kryeministri Sali Berisha i shpreh ngushëllimet e tij më të thella familjes së 32 vjeçarit Artan Zeka, babait të tre fëmijëve, që humbi sot tragjikisht jetën nga një dorë kriminale. Lutjet e Kryeministrit Berisha dhe të gjithë shqiptarëve shkojnë për shpirtin e të ndjerit dhe familjes së tij.Kryeministri Berisha u bën thirrje të gjithë anëtarëve dhe militantëve të partive politike të distancohen nga aktet kriminale dhe të përkushtohen në një fushatë zgjedhore të denjë për njerëz të lirë. Kryeministri Berisha u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të ruajnë gjakftohtësinë dhe vetëpërmbajtjen dhe kërkon me forcë zbatimin e plotë të ligjit mbi autorin e këtij akti kriminal.Kryeministri u bën thirrje të gjithë aktivistëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike të mbajnë një minutë heshtje në tubimet e tyre për humbjen e demokratit, mikut Artan Zeka.


Është shënuar viktima e parë e zgjedhjeve parlamentare. Ai është Artan Zeka dhe dha shpirt nga plumbat e një simpatizani socialist vetëm pak minuta më parë. Anëtari i PD-së, Artan Zeka ka ndërruar jetë. Zeka u plagos mëngjesin e sotëm nga një anëtar i Partisë Socialiste në Qerret. Ngjarja e rëndë ndodhi pas një debati mes palëve për vendosjen e posterave elektoralë. Zeka u qëlluam me armë zjarri, automatik, nga Balla.Më herët Zeka u vizitua edhe nga anëtarë të Partisë Demokratike në Durrës, kandidati i PD-së për Durrësin, Ferdinand Xhaferri, prefekti i qarkut, Klodian Pajuni dhe krue I PD-së në Durrës, Igli Cara .


Reagon policia
Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Klodian Branko në një konferencë për shtyp konfirmoi vdekjen e simpatizantit të PD-së, Artan Zeka. Branko konfirmoi gjithashtu se policia ka arrestuar edhe autorin e ngjarjes, Skënder Balla.
Deputeti Xhaferraj vlerësoi ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit, të cilat kanë bllokuar autorin e krimit, Skënder Balla, aktivist i PS-së. Xhaferraj tha se në raste të tilla ligji do të veprojë me forcë. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›