E Diel, 1 Nëntor 2026

Administrata, dietat e reja për shërbimet jashtë qytetit

 Qeveria rrit me 1500 lekë, dietat e administratës që duhet të kryejnë shërbime jashtë vendit. Gazeta zbardh vendimin e fundit, i cili parashikon ndryshime në kuotat e dietës për fjetjen dhe shërbimet e tjera të nevojshme ditore. Duket e habitshme, por që nga viti 2001, pra prej më shumë se 8 vitesh, administrata paguhej me të njëjtën dietë, edhe pse, të paktën norma e inflacionit, i ka zhvlerësuar me rreth 40 për qind të gjitha këto tarifa.NdryshimetSipas vendimit të ri të qeverisë, në rastet kur punonjësit e institucioneve buxhetore shkojnë me shërbim jashtë qytetit të tyre dhe nuk kthehen brenda ditës, pra shërbimi zgjat më shumë se një ditë, atëherë përfitojnë dietë deri në 10 për qind të pagesës. Ndryshimi nga vendimi i mëparshëm është se në vitin 2001 qeveria kishte parashikuar një dietë tavan, që pavarësisht 10 për qind-ëshit të pagës nuk duhet të kalonte 2 mijë lekë në ditë. Në vendimin e ri kjo kuotë është bërë 2500 lekë. Pra ka një shtesë prej 500 lekësh në ditë. Kjo është kuota ushqimore, pra me 2500 lekë një punonjës i administratës duhet të ushqehet dhe të konsumojë produkte të tjera brenda një dite. Ndryshimi tjetër është ai i kuotës së fjetjes, pra i hotelit. Në vendimin e vitit 2001, nënpunësit që i duhej të kalonte edhe natën në qytetet ku do kryente shërbimin, paguhej për fjetjen (duke paraqitur faturat), deri në 2 mijë lekë për çdo natë. Në vendimin e ri, kjo kuotë është bërë 3 mijë lekë. Rritje me 600 lekë të dietës përfitojnë edhe personat që nuk janë në marrëdhënie pune, por që dërgon për shërbime nga titullarët e institucioneve. Ata merrnin një dietë ditore, përjashtuar fjetjen, prej 1400 lekësh në ditë dhe me vendimin e ri do të marrin 2 mijë lekë në ditë. Ndryshimi tjetër është për nëpunësit, të cilët shkojnë për shërbim dhe kthehen pasi është mbyllur orari i punës. Pra brenda ditës, por pas orës 16:30 të pasdites. Dieta për ta, nga 600 lekë në ditë është bërë 1 mijë lekë në ditë. Por qeveria duket se ka bërë edhe një ndryshim, jo fort të pëlqyeshëm për administratën. Në pikën 6 të vendimit të vitit 2001, theksohej se nuk paguhej dietë për udhëtimet në qytetet dhe fshatrat afër vendit të punës. Ndryshimi i ri i qeverisë e ka parashikuar me kilometra largësinë. Kështu në vendimin e ri, theksohet se “Kur shërbimi kryhet në zona me largësi deri në 100 km, nga qendra e punës, dhe brenda orarit zyrtar të punës, nuk paguhet dietë”.Ndryshimet në vendim“Për dietat e nëpunësve, që dërgohen me shërbim jashtë vendbanimit të tyre” Ishte1. Punonjësit e ndërmarrjeve dhe të institucioneve, që financohen nga buxheti, kur shkojnë me shërbim jashtë qendrës së tyre të punës dhe nuk kthehen brenda ditës në vendbanimet e tyre, përfitojnë dietë në masën 10 për qind të pagës mujore, por pa kaluar 2000 (dy mijë) lekë në ditë dhe jo më pak se 1000 (një mijë) lekë në ditë. Shpenzimet e fjetjes paguhen sipas dokumenteve të paraqitura, që e vërtetojnë atë, por jo më shumë se 2000 lekë për çdo natë të fjetur. Shpenzimet e udhëtimit paguhen sipas vleftës së biletës së udhëtimit me transport hekurudhor, automobilistik dhe ujor. Kur udhëtimi bëhet me taksi apo furgona, shpenzimet e udhëtimit paguhen sipas çmimeve të miratuara për linjën përkatëse me tren, autobus ose anije, plus 25 për qind të çmimit të biletës së transportit të linjës me autobus, dhe kur nuk ka linjë autobusi të trenit apo të anijes.Bëhet“1. Kur punonjësit e ndërmarrjeve dhe të institucioneve, që financohen nga Buxheti i Shtetit, shkojnë me shërbim jashtë qendrës së tyre të punës dhe nuk kthehen brenda ditës në vendbanimet e tyre, përfitojnë:- Dietë, në masën 10 për qind, të pagës mujore, por jo më shumë se 2500 (dy mijë e pesëqind) lekë në ditë;- Shpenzime fjetjeje, sipas dokumenteve të paraqitura, që e vërtetojnë atë, por jo më shumë se 3000 (tre mijë) lekë për çdo natë;- Shpenzime udhëtimi, sipas vleftës së biletës së udhëtimit me transport hekurudhor, automobilistik dhe ujor. Kur udhëtimi bëhet me taksi apo furgona, shpenzimet e udhëtimit paguhen sipas çmimeve të miratuara për linjën përkatëse me tren, autobus ose anije, plus 25 për qind të çmimit të biletës së transportit të linjës me autobus, dhe kur nuk ka linjë autobusi, të trenit apo të anijes.”4. Personave, që nuk janë në marrëdhënie pune dhe dërgohen  me shërbim, dieta u paguhet nga urdhëruesi i shërbimit, në masën: (ishte: 1400 (një mijë e katërqind) lekë në ditë), (bëhet: 2000 (dy mijë) lekë në ditë)”. si dhe shpenzimet e tjera, sipas pikës 1 të këtij vendimi.5. Punonjësit e përmendur në pikën 1 të këtij vendimi, kur shkojnë me shërbim jashtë qendrës së tyre të punës, për rastet kur përfitojnë dietë dhe kthehen brenda ditës, jashtë kohës normale të punës, përfitojnë dietë në masën: (ishte 600 (gjashtëqind) lekë në ditë.), (bëhet 1000 (një mijë) lekë në ditë)Ishte6. Nuk paguhet dietë kur shërbimi kryhet në qendrat dhe fshatrat që janë afër qyteteve ose qendrave të punës, në vendet ku ka shërbim transporti të vazhdueshëm dhe që përcaktohen me vendim të Këshillit të Qarkut.Bëhet“6. Kur shërbimi kryhet, në zona me largësi deri në 100 km, nga qendra e punës dhe brenda orarit zyrtar të punës nuk paguhet dietë.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›