E Diel, 1 Nëntor 2026

Incest me mbesën, në gjyq 48-vjeçari

 Trazhgim SokolajNjë 48-vjeçar nga Tirana dërgohet i pandehur në gjykatë me akuzën e abuzimit seksual me mbesën e tij. Kujtim F., 48 vjeç, është marrë i pandehur dhe dërgohet në gjykatë me akuzën “marrëdhënie seksuale në gjini me persona të pazotë për t’u mbrojtur”. Burime zyrtare të Prokurorisë thanë se organi i akuzës përfundoi hetimet dhe dorëzoi në gjykatë për shqyrtim, dosjen penale të muajit shtator 2009 ndaj të dyshuarit Kujtim F., banues në kryeqytet. Sipas prokurorisë, në përfundim të hetimeve është arritur në përfundimin se ka dyshime të bazuara në prova, sipas të cilave i arrestuari ka kryer abuzim seksual ndaj mbesës së tij 21-vjeçare. Denoncimi është paraqitur në polici në datë 26 shtator 2009, kur vajza 21-vjeçare bashkë me nënën e saj, kallëzuan për ndjekje penale të dyshuarin 48-vjeçar. Kujtim F., dy ditë para se të denoncohej për incestin me mbesën, ishte arrestuar për akuzën e vjedhjes nga policia e Tiranës. Abuzimi i dyshuar seksualDy ditë pas arrestimit të personit të dyshuar Kujtim F., për akuzën e vjedhjes, në policinë e Tiranës është paraqitur vajza 21-vjeçare, e cila ka denoncuar abuzimin seksual ndaj saj. Vajza shoqërohej nga e ëma e saj. Në kallëzimin penal, adoleshentja ka akuzuar të dyshuarin për ngacmim seksual. E dëmtuara është shprehur se Kujtim F., ka shkuar në banesën e saj në Allias dhe ka tentuar të kryente marrëdhënie seksuale. Sipas vajzës, gjithçka është ndërprerë nga britmat e saj, që kanë shkaktuar zhurmë dhe kanë tërhequr vëmendjen e banorëve të zonës, si dhe të komshinjve. Ky episod ka mbetur në heshtje për disa ditë, ndërsa policia ka vënë në pranga 48-vjeçarin për një vepër tjetër penale, konkretisht vjedhje. Pas arrestimit të këtij personi, mbesa e tij është paraqitur bashkë me të ëmën në polici, duke bërë denoncimin për abuzimin seksual. Policia menjëherë sapo mori padinë e vajzës e referoi çështjen në Prokurori. Organi i akuzës vendosi menjëherë të caktojë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj 48-vjeçarit dhe të vazhdojë më tej hetimet për abuzimin e dyshuar seksual. Sipas britmave nga organi i akuzës, masa e sigurisë për akuzën e incestit iu njoftua të dyshuarit në qeli ku po mbahej për vjedhje.    Akuza e nënësDenoncimi i vajzës 21-vjeçare është përforcuar edhe më shumë nga dëshmia e dhënë në policia prej nënës së personit të arrestuar. Ajo ka pohuar se në kohën kur vajza pretendon se është abuzuar seksualisht, ka parë vëllain e saj që po tentonte të puthte 21-vjeçaren brenda në banesë. Nëna e vajzës ka thënë se abuzimi ka ndodhur në orët e pasdites. Ndërkohë, policia duke hetuar vjedhjen e një dyqani ushqimor në rrugën Mine Peza në Tiranë kishte arritur në përfundimin se autor i kësaj vjedhje ishte Kujtim F. Ai ishte arrestuar për këtë krim në kohën kur mbesa dhe motra e tij u paraqitën në polici dhe depozituan kallëzim penal për abuzimin e dyshuar seksual. Tashmë pritet që gjykata të vlerësojë vërtetësinë e provave dhe të kallëzimit të paraqitur ndaj 48-vjeçarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›