E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo zhgënjen sërish, merr pikë me penallti

 Leonard KarajDinamo ka barazuar me polemikash, Teuta ka marrë tri pikë ndaj Shkumbinit në fushën e vet ndërsa Besa ka mundur Gramozin falë golit të Paulin Dhëmbit.Edhe kësaj here, pas humbjes shokuese në Peqin, 4-0, javën e kaluar, Dinamo ka zhgënjyer në lojën e saj. Madje, vetëm penalltia e diskutueshme, e kontestuar fuqishëm nga kurbinasit, e dhënë në minutën e 92-të të lojës, në kohën shtesë, nga gjyqtari Lorenc Jemini, e ka shpëtuar Dinamon nga humbja e dytë radhazi. Gjatë 90 minutave, kryesuesit e kampionatit janë shfaqur të mpirë, konfuzë në aksionet e tyre, me pasiguri të mëdha në prapavijë dhe me shumë pak rrezikshmëri në fazën ofensive. Loja shkon sipas "muzikës" së Laçit, deri në minutën e 92-të, kur gjyqtari kryesor akordon një penallti të dyshimtë, e cila është kontestuar fuqishëm nga drejtuesit kurbinas. Madje presidenti Laska ka shfryrë fort ndaj dy zyrtarëve të FSHF-së, të pranishëm në këtë ndeshje, Ilir Shulkut dhe Hito Hitajt, duke qëlluar me shqelma stolin ku qëndronin ata. Kujtojmë se më përpara, kryesori Jemini kishte akorduar një tjetër penallti, por ishte anësori Qirici, ai që e anuloi atë, për pozicion jashtë loje. Në Kavajë, ndjekësja më e afërt e Dinamos, Besa, ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Gramozit debutues në superligë. Ka qenë korçari Dhëmbi, i cili ka vulosur fatin e kësaj ndeshjeje në minutën e 14-të. Kolonjarët kanë bërë çmos për të barazuar, por këmbëngulja e vendasve dhe fusha tejet e keqe e stadiumit të Besës nuk i ka lënë skuadrat të bëjnë më shumë. Fiton edhe Teuta në Durrës ndaj Shkumbinit.RenditjaEkipi              ND    F      B     H     GSH   GP    +/-    P1. Dinamo      17       13      3     1       32       15                    17    422. Besa(-1)      16         8      6     2       15        7         8    303. Tirana        17         8      5     4    20       13     7    304. Apolonia   17         7      4     6    25       22     3    255. Teuta            17         8      1     8    18       21    -3    256. Shkumbi   17         6      3     8    19       19      0    217. Laçi            17         5      6     6    16       17     -1    218. Kastrioti    17         5      4     8    16       19     -3    199. Vllaznia    17         5      4     8    16       22     -6    1910. Skënde (-1)16     3       6    7    17       21     -4    15    11. Gramozi  17         3      6     8    11       21    -10    1512. Flamurta 17         3      6     8    13       21     -8    15Superliga/Java 17Vllaznia-Flamurtari            2-2Shënues: Nallbani 57', Bala 88'/ Zeqiri 63', 77'Kastrioti-Tirana            0-1Shënues: Hajdari 68'Apolonia-Skënderbeu            1-1Shënues: 40' Sead Haxhibuliç/ 58' Shkëmbi (p)Besa-Gramozi            1-0Shënues: Dhëmbi 14'Dinamo-Laçi                1-1Shënues: Plaku 90+2' (p)/ Nora 12'Teuta-Shkumbini            1-0Hyseni 44'

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›