Peshkopi, përdhunohet fëmija 3-vjeçar
Ledion Halili, 18 vjeç, është vënë në pranga teksa ka ushtruar dhunë seksuale mbi një të mitur
PESHKOPI - Një ngjarje e rëndë ka tronditur sërish qytetin e Peshkopisë ditën e martë. Një djalë 3-vjeçar është përdhunuar nga një 18-vjeçar, ndërsa ky i fundit është vënë në pranga. Ngjarja bëhet e ditur nga të afërm të të miturit, të cilët tashmë i janë drejtuar spitalit të Tiranës për ta vënë nën mjekim të afërmin e tyre. Ndërkohë mësohet se babai i të miturit është nisur nga Greqia, ku ndodhet, për të ardhur në Shqipëri lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur.
Ngjarja
Gjithçka ka ndodhur ditën e martë,kohë në të cilën 18-vjeçar Ledion Halili ka marrë me të mirë 3-vjeçarin. Siç edhe kanë bërë denoncimin të afërmit, adoleshenti i ka ofruar çokollata të miturit deri sa e ka shpënë në shtëpinë e tij, ku për momentin nuk ndodhej askush, dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Më pas, ndërsa i mituri ka qenë në gjendje të pavetëdijshme, e ka kthyer në shtëpinë e tij. Atje ka qenë e ëma, duke qenë se babai i të miturit, ndodhej jashtë vendit për arsye ekonomike. Të afërm të fëmijës shprehen se menjëherë 3-vjeçari është çuar në spital por më pas është këshilluar që të çohet për në Tiranë. Ndërkohë, për ngjarjen është njoftuar policia, e cila ka vënë në pranga 18-vjeçarin Ledion Halili.
Të afërmit
Ndërsa fëmija mësohet që të jetë në gjendje jo të mirë shëndetësorë. Të afërm të të miturit tek rrëfejnë ngjarjen, shprehen se kanë dashur që një gjë e tillë të mos ishte bërë e njohur, për të mirë të fëmijës. Gjithashtu ata mohojnë pretendimin se 18-vjeçari i cili dhunoi të miturin ishte me probleme mendore, duke u shprehur se shpesh ai punonte së bashku me të atin me furgonët e linjës. Të pyetur për reagimin e familjes së Ledion Halilit, ata shprehen se për të gjithë është një ngjarje e rëndë dhe se përgjegjësia për ngjarjen e ndodhur është vetëm e personit që e ka kryer veprimin. Të afërmit janë në pritje të mjekëve, në një kohë që sot i mituri do të paraqitet në spitalin e Tiranës për të kryer vizitën dhe mjekimet e nevojshme.
Dyshimet
Ndërkohë, burime të tjera shprehen se 18-vjeçari ishte një person me probleme mendore, duke përkujtuar kështu rastin e dytë brenda një kohe të shkurtër të personave që kryejnë veprime të tilla. 15 muaj më parë, Shpëtim Ziza përdhunoi dhe vrau 10 -vjeçarin Bekim Çenga. Mbi 15 të sëmurë mendorë enden rrugëve të qytetit, por edhe pas ngjarjes së Zizës më shumë se një vit më parë nuk u mor asnjë masë.