Nxënësi që “shpiku” bombën prangoset nga policia
25/02/2009 Kapet 18-vjeçari që lajmëroi policinë për bombë, për të prishur orën e mësimit
TIRANE- Ka dhënë alarmin se në shkollën jo publike “Kristal” ndodhej një bombë, por shumë shpejt 18-vjeçari me inicialet L. XH. nga Tirana e ka gjetur veten në prangat e policisë. Ky ka qenë fati i njërit prej nxënësve të kësaj shkolle, i cili në datën 19 shkurt ka tentuar me anën e një telefonate të vërë në lojë uniformat blu të komisariatit nr. 2, duke lajmëruar këto të fundit, se në ambientet e shkollës private “Kristal” është vendosur një bombë. Burime pranë këtij komisariati thanë se menjëherë pas këtij informacioni në vendin e ngjarjes janë nisur punonjësit e Patrullës së Përgjithshme dhe ekspertët e zyrës së antiterrorit. Sapo kanë shkuar në ambientet e shkollës jo publike “Krisital”, specialistët e policisë i kanë kërkuar drejtuesve të shkollës të nxirrnin me shpejtësi nxënësit, të cilët ishin duke zhvilluar si zakonisht mësimin. Ndërkohë që menjëherë në klasa dhe ambientet e tjera, është kryer një kontroll i imtësishëm nga forcat e policisë, por gjatë vëzhgimit uniformat blu nuk konstatuan asnjë mjet apo lëndë shpërthyese. Nisur nga kjo situatë ekspertët dolën në konkluzionin se informacioni i mbërritur në sallën operative në datën 19 shkurt ishte i rremë. Por specialistët e komisariatit nr. 2 nuk u mjaftuan me kaq, pasi shumë shpejt ata filluan veprimet hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit që rreth orës 11:00 të ditës së enjte telefonoi policinë, duke i dhënë kësaj të fundit një alarm të rremë për bombë. Hetuesit e çështjes kanë mundur të zbardhin se autori që ka telefonuar policinë, ka përdorur një numër celulari dhe jo kabinat e rrugës. Pas këtyre provave specialistët i kanë kërkuar kompanive celulare të identifikojnë numrin që ka bërë thirrje në orën 11:00 të ditës së enjte. Nga verifikimet e bëra nëpërmjet aparaturave teknologjike është mundur të zbulohet se numri që ka telefonuar sallën operative i përket shtetasit me inicialet L. XH., 18 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.