E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel,thirrje për optimizëm

Kancelarja gjermane Angela Merkel këshillon bashkëqytetarët e saj që të jenë optimistë për vitin 2009, pasi është njoftuar që do të jetë një vit i vështirë edhe pse shteti ka ndërrmarrë një hap për t'u ardhur në ndihmë koniunkturave, duke filluar që nga muaji janar. Kancelarja Merkel e bëri këtë thirrje përmes një video konference. "Jemi të gjithë në dijeni që na pret një vit plot sfida. Çdo ditë vijnë sfida të reja lidhur me situatën e vështirë ekonomike nëpër ndërrmarrje", deklaroi kancelarja gjermane. "Kemi shumë punë për të bërë dhe do të kemi nevojë për ndihmën e të gjithëve", theksoi Merkel, duke këshilluar bashkëqytetarët e saj të ishin optimistë gjatë festave të fundvitit. "Qeveria do të vazhdojë vitin e ardhshëm të orientojë të gjitha përpjekjet në mënyrë që të krijojë një situatë pozitive në vend, tha Merkel. Sipas të përditshmes vendase 'Der Spiegel', qeveria është gati të miratojë një plan të dytë rizhvillimi prej 40 miliardë eurosh, që do të shkojë për investimet publike si rrugë, shkolla etj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›