Presidenti Sejdiu mban ligjëratë në San Françisko

Prishtinë, 12 janar, NOA - Presidenti i
Kosovës, Fatmir Sejdiu do të mbajë sonte një ligjëratë në San Françisko, në
shtetin më të zhvilluar të Amerikës, Kaliforni, ku do të flasë mbi zhvillimet
në Kosovë dhe historinë më te re të saj. Ai është i ftuar i Këshillit për Çështje
Botërore dhe i ashtuquajturi Klubi i Komonueltit, një institucion që ka pritur
prej vitesh liderë politikë e ushtarakë si brenda ashtu edhe jashtë Amerikës.
Presidenti Sejdiu do të flasë për arritjet dhe sfidat e Kosovës në prag të dy-vjetorit
të pavarësisë së saj si një shtet i pavarur.
Në kumtesën për media që ka dhënë Këshilli, pasi përmend numrin e vendeve që
kanë njohur shtetin më të ri të botës, thekson se pavarësia e Kosovës ka
shënuar zhvillim të vendit në të gjitha fushat dhe ka dëshmuar të jetë një
faktor stabiliteti për rajonin.
Ligjërata do të mbahet në orën gjashtë të mbrëmjes sipas kohës në San Françisko,
që ka një diferencë prej nëntë orësh me Prishtinën.
NOA-LSA