Pëson infarkt në traget, vdes kosovarja
Durrës
Pëson atak në zemër, vdes në traget kosovarja. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite në tragetin e linjës Trieste-Durrës. Policia e mbërritur në vendngjarje ka mundur të identifikojë viktimën, e cila është Gjylzane Morina, 48 vjeçe. Gruaja shoqërohej nga e bija 11-vjeçare, ndërsa mësohet se ka ndërruar jetë teksa mjeti lundrues ankorohej në port. Burime nga ky i fundit deklarojnë se për këtë ngjarje të rëndë janë njoftuar edhe të afërmit në Kosovë, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
#