E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavajë, gjendet një person i mbytur në det

Ngjarja

Një person i seksit mashkull është gjetur dje pasdite i mbytur në det. Viktima është nxjerrë nga deti në breg, në vendin e quajtur Plazhi i Gjeneralit, në Kavajë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa nga hetimet e para thuhet se viktima mund të jetë i moshës 24-vjeçare.
Po sipas burimeve të policisë, i riu ishte me kostum banjoje, çka hedh dyshimet se mbytja e tij mund të ketë qenë edhe aksidentale.

Policia e Kavajës deklaron se kanë nisur hetimet për identifikimin e trupit të pajetë, ndërsa pritet që ekspertiza mjekoligjore të vërtetojë dhe shkaqet e mbytjes.
Në pyetje janë marrë personat që e kanë gjetur trupin e pajetë, ndërsa mësohet se ai mund të jetë një banor i zonës përreth. Megjithatë, hetimet e policisë do të shtrihen edhe në pista të tjera, si ajo e vrasjes.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›