Tiranë, 48-vjeçarja humb jetën pranë liqenit
Policia
Trupi i një gruaje është gjetur dje në orët e para të mëngjesit në afërsi të liqenit artificial në kryeqytet. Lajmi bëhet i ditur nga burimet policore të Tiranës sipas të cilave, viktima është e seksit femër, 48 vjeçe, ndërsa njihet për momentin vetëm emri i saj. Trupi i pajetë i 48-vjeçares me emrin Irena u gjet herët në mëngjes në breg të liqenit pranë amfiteatrit.
Grupi hetimor është duke shqyrtuar të gjitha detajet në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen dhe identitetin e plotë, ndërsa paraprakisht po hetohen disa pista, si ajo e vetëmbytjes apo e shkaktimit të vetëvrasjes. Pas identifikimit, në pyetje do të merren edhe familjarët, për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes.
#