E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu i sigurimeve, 40 milionë dollarë

Të ardhurat nga primet e sigurimit arritën 4 miliardë lekë, ose 27% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në strukturën e sigurimeve 92% e zunë sigurimet e jo jetës dhe 8% sigurimet e jetës. Primet në sigurimet e detyrueshme motorike arritën shifrën 2.1 miliardë lekë, ose rreth 11% më shumë se në të njëjtën periudhë te vitit të kaluar. Rritje të dukshme patën produktet karton jeshil (27%) dhe policë kufitare (24%), që lidhen drejtpërdrejt me rritjen e pandërprerë të lëvizjes ndërkufitare, ndërsa produkti TPL e brendshme paraqiti stabilitet. Sipas AMF-së, në harkun kohor të pak viteve, tregu i sigurimeve gjendet me një strukturë të përmirësuar në favor të sigurimeve vullnetare që në 6-mujor 2009 sollën 48% të primeve të sigurimit. Primet e sigurimit vullnetar arritën rreth 1.95 miliardë lekë, ose 50% më shumë se në 6-mujorin parë të vitit 2008.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›