Dritat, aksion për lidhjet e paligjshme
DURRES - Një ekip me elektricistët më të mirë të Shqipërisë ka nisur punën për të disiplinuar rrjetin në zonat informale të Durrësit, pikërisht aty ku konstatohen vjedhjet më masive të energjisë.
Fillimi i sezonit turistik ka shtyrë Zyrën rajonale të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të nisë aksionin me “goditje të përqendruar” dhe me përforcime nga i gjithë vendi për të prerë furnizimin e paligjshëm me energji. Aksioni i mbikëqyrur në terren nga drejtori i Përgjithshëm i Shpërndarjes së Njësisë Elektrike, Sahit Dollapi një ditë më parë u përqendrua në zonën e Spitallës dhe ish-Kënetës. Deri tani rezultojnë mbi 400 lidhje abuzive të prera, por ky numër rritet me shpejtësi orë pas ore. Më pas ai do të vijojë edhe në Golem, Kavajë etj. Por ndryshe nga herët e kaluara, të pranishëm në këtë aksion kanë qenë specialistë të KESH-it nga e gjithë Shqipëria për të dhënë eksperiencën e tyre në prerjet e telave të paligjshëm. o.u