E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peticion kundër zgjedhjeve të Serbisë në veri

Në Mitrovicë ka nisur një peticion kundër zgjedhjeve lokale që do të mbajë Serbia, kurse mbajtja e një proteste do të diskutohet gjatë ditëve të ardhshme.
Kanë qenë rreth 40 përfaqësues të OJQ-ve, shoqatave të ndryshme, organizatave sindikale e studentore dhe të shoqërisë civile nga Komuna e Mitrovicës, që kanë rënë dakord të premten, në një takim të organizuar nga dega e lëvizjes “Vetëvendosje”
në Mitrovicë, se zgjedhjet e Serbisë në pjesën veriore të Mitrovicës nuk duhen lejuar të mbahen. 
Pjesëmarrësit kanë kërkuar nga institucionet e vendit që reagimi i tyre të jetë i menjëhershëm dhe efikas në zhbërjen e këtyre strukturave dhe ndalimin e paralajmëruar të mbajtjes së zgjedhjeve të tilla ilegale.
Në takim u arrit marrëveshja që fillimisht përfaqësuesit e këtyre OJQ-ve dhe asociacioneve të tjera të interesuara e të pranishme në takim, por edhe të atyre që nuk ishin të pranishme, por kishin dhënë pëlqimin për mbajtjen e takimit, të nënshkruhet
një peticion. Ky peticion do u adresohet të gjitha institucioneve më të larta të vendit dhe atyre ndërkombëtare, si dhe autoriteteve të pushtetit lokal, me kërkesë që të ndërmarrin të gjitha masat e shtetit ligjor për ndalimin e mbajtjes së zgjedhjeve të një shteti tjetër në shtetin e Kosovës. 
Në peticionin që ka filluar të nënshkruhet, thuhet se organizatat joqeveritare, shoqatat civile, organizatat dhe asociacionet e tjera të Komunës së Mitrovicës, me vetëdije dhe vullnet të plotë deklarojnë se zgjedhjet e Serbisë në veriun e Kosovës nuk janë në shërbim të qytetarëve të Kosovës, por janë në shërbim të politikës së Serbisë për copëtimin e vendit tonë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›