Tri shtete Ok Ballkanit në BE
Rumania, Bullgaria dhe Greqia kanë miratuar një deklaratë të përbashkët, me të cilën shprehin mbështetjen e tyre për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, bëri të ditur ministri i Jashtëm i Rumanisë, Teodor Basonsçi. “Ne kemi miratuar një deklaratë, duke theksuar angazhimin tonë të përbashkët në perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”, tha Basonsçi, pas takimit me kolegët e tij nga Bullgaria dhe Greqia.
Të tre zyrtarët, të cilët u takuan dhjetë ditë para Samitit BE-Ballkan, që do të mbahet në Sarajevë, në fillim të qershorit, i kanë dërguar një letër shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, dhe komisionerit për zgjerim, Shtefan Fyle.
“Ne shprehëm interesimin e përbashkët për të ringjallur debatin për zgjerim me Ballkanin Perëndimor”, tha ministri i Jashtëm bullgar, Nikolai Mlladenov. Shqipëria dhe Bosnja janë dy shtete që presin. Do të diskutohet në Sarajevë rreth proceseve që këto vende kanë bërë për integrimin në Bashkimin Europian.
#