Vendimi për bllokimin e 2.6 milionë eurove
Në zbatim të ligjit “Antimafia”, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bllokuar një sasi prej 2.6 milionë eurosh pronë e dy vëllezërve nga Berati dhe për dy të njohurit e tyre, ndaj të cilëve prokuroria po i heton për “pastrim parash”. Hetimi ka nisur në maj të vitit 2009. Nga këto vendime dyshohet se njëri nga të dyshuarit kryente transaksione bankare nga llogaria e tij personale me shuma prej 10 mijë eurosh në llogari të femrave të ndryshme rezidente në Greqi dhe personave të tjerë, që mendohet se janë rusë. Veç këtyre transaksioneve, të dyshuarit kanë sjellë në Shqipëri rreth 2.6 milionë euro, në tri raste nga 500 mijë euro dhe më pas në shuma më të vogla. Në Shqipëri janë blerë dy apartamente, një truall me sipërfaqe 4.100 metër katrorë në fshatin Muçaj të Vlorës, ku është ngritur një pikë karburanti në Vlorë dhe një lokal, si dhe ka filluar aktivitetin kompania e tyre me emrin “Shehu” sh.p.k, e cila dyshohet se përdorej për pastrimin e parave të pista të sjella nga Greqia.
#