Petr çeh, një muaj jashtë
Numri një i katërkëndëshit Blu pësoi një dëmtim të papritur të mërkurën në ndeshjen e Ligës së Kampionëbe me Interin në “San Siro”. Ai doli nga fusha e lojës, duke u zëvendësuar nga portieri i dytë, Henrike Hilario. Pas skanimeve të bëra nga stafi mjetësor i londinezëve, rezultoi se Çeh nuk do të luajë për një periudhë katër javore.
Megjithatë, trajner Karlo Ançeloti shpreson të mbështetet te shërbimet e portierit titullar në ndeshjen e kthimit ndaj Interit. Por mundësitë që “gardiani” i Çelsit të rikthehet në “Stamford Bridge” kundër zikaltërve, janë tepër të pakta.