Tenerife-Real Madrid do të shfaqet edhe në teatro
Të shtunën “galaktikët” do të luajnë në transfertë me Tenerifen, një ndeshje e rëndësishme për të ruajtur vazhdimësinë dhe për të vazhduar presionin ndaj Barcelonës që kryeson La Ligan me vetëm dy pikë avantazh ndaj Realit të Madridit.
E përditshmja sportive spanjolle “As” raporton se tifozët e ekipit kryeqytetas do të kenë mundësinë të shohin skuadrën e tyre në 19 teatro të Madridit në cilësinë High Definition. Kjo bëhet me qëllim që mbështetësit e “Los Blancos” të ndihen të entuziazmuar me ekipin e tyre.