E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Barça, zgjedhja ime e parë"

Marrëveshja e Alveshit me katalanasit skadon në fund të sezonit 2011-2012 dhe në mungesë të rinovimit, mediat spanjolle spekulluan se mbrojtësi i kombëtares braziliane mund të transferohet në Premier Ligë. Por Dani Alvesh e mohon këtë në mënyrë kategorike.

“Drejtuesit e dinë se unë dhe familja ime jemi të lumtur këtu. Shpresoj të qëndroj sa më gjatë, sepse zgjedhja ime e parë është Barcelona. Nuk më shqetëson aspak fakti që lojtarët e tjerë i kanë rinovuar kontratat. Jam i lumtur në Barcelonë dhe dua të vazhdoj sa më shumë këtu”, u shpreh mbrojtësi katalanas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›