E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zherrard optimist: Mund ta fitojmë Ligën e Europës

“Të Kuqtë” do të vazhdojnë më tej rrugën e tyre drejt titullit europian, pas suksesit 3-1 mbrëmë në transfertën e Rumanisë përballë Unirea Urzicenit (ndeshja e parë në “Anfield Road” kishte përfunduar me fitoren e Liverpulit 1-0). Kundërshtari i radhës për ekipin e drejtuar nga spanjolli Rafa Benitez do të jenë francezët e Lilës.

“Çdo garë është e rëndësishme për Liverpulin, sidomos kur jemi jashtë turneve kryesorë, siç është Liga e Kampionëve. Kjo është mundësia jonë e fundit për të fituar trofe në këtë sezon dhe do të ishte dështim total për ne dhe tifozët, nëse nuk arrijmë në finalen e Ligës së Europës”, nënvizoi kapiteni Zherrard.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›