E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lunaçek po qëndron në Kosovë

Nga Express më 18 korrik 2011 në ora 11:35

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, është duke qëndruar në Kosovë.

Ajo pritet të takohet me ministren për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku, me të cilën do të bisedojë çështjen e liberalizimit të vizave.

Në një vizitë të mëhershme të sajën, Lunaçek pati shprehur skepticizmin e saj me pritjet e kosovarëve se hyrja në bisedime me Serbinë do t’i mundësojë Kosovës hyrjen në listën e bardhë Shengen.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›