E Diel, 1 Nëntor 2026

Petrelë/ Zjarri në lokal, Safet Qarku në gjendje të rëndë

Menaxheri i djegur ditën e enjtë nga shpërthimi i gjeratorit në lokalin Muza Park në Mullet të Tiranës është në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas mjekëve të pavionit të djegieve në spitalin "Nënë Tereza", Safet Qarku është i djegur në 90 përqind të trupit dhe kjo gjendje e rëndë ka ardhur si pasojë edhe e naftës e cila është shpërndarë në trupin e pacientit pas shpërthimit të gjeneratorit. Edhe pse e është dhënë ndihma e shpejtë sërish gjendja e tij mbetet e rëndë. Aktualisht menaxheri i lokalit ndodhet në reanimacionin e djegieve nën vezhgimin e mjekëve të këtij spitali. Safet Qarku është djegur teksa ka qenë duke i hedhur naftë gjeneratorit në lokalin ku punonte dhe shpërthimi i tij ka bërë që ai të marrë flakë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe dërgimin në spital të menaxherit të lokalit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›