E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi i Tetëshes përqendrohet tek ndihmat për Afrikën

Krerët e vendeve më të pasura të botës e përfunduan takimin tre-ditor në Akuila të Italisë sot me diskutime rreth sigurisë së ushqimit me homologët e tyre nga vendet afrikane.

Presidenti amerikan Barak Obama dhe udhëheqësit e tjerë të Tetëshes pritet të premtojnë 15 miliard dollarë gjatë tre viteve të ardhshme në ndihmë të vendeve të varfëra për të luftuar urinë dhe për të zhvilluar sektorët e tyre bujqësorë.

Zoti Obama zhvilloi bisedime të veçanta me zyrtarët e Afrikës së Jugut.

Presidenti amerikan takohet sot edhe me Papën Benedikt në Vatikan. Shtëpia e Bardhë thotë se zoti Obama dhe Ati i Shenjtë do të zhvillojnë bisedime të sinqerta mbi çështjet për të cilat nuk janë dakort si aborti, por edhe për çështje për të cilat pajtohen siç është ndihma për të varfërit.

Në fillim të kësaj jave, Papa bëri thirrje për një ekonomi të re globale të përqendruar tek etika ndaj njerëzve dhe jo vetëm tek fitimi. //bsa//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›