E Diel, 1 Nëntor 2026

Petri Bozo: Shteti të financojë vlerat e traditës kulturore, jo më projekte fantazmë

Producenti flet për edicionin e 12 të Miss Shqipëria dhe çfarë pritet në Miss Globe International 2010

Edhe këtë vit producenti Petri Bozo, finalizoi me shumë sukses edicionin e 12-të konkursit të bukurisë Miss Shqipëria. Siç ka ndodhur përgjatë këtyre viteve konkursi i bukurisë, përveç garës së fortë solli në një nga pikat historike më të njohura shqiptare

edhe një spektakël të shkëlqyer, me të ftuar dhe surpriza të shumta. Miss Shqipëria 2010 këtë vit u zhvillua në Kalanë e Gjirokastrës, ku nën prezantimin e Inis Gjonit dhe Artan Imamit para publikut performuan dhe disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare dhe të huaj. Përveç këngëtarëve nga Italia dhe Greqia, të ftuar posaçërisht nga producenti Bozo, ishin dhe emra të njohur shqiptarë që ia shtuan ritmin spektaklit. Eranda Libohova, mike e vjetër e këtij eventi, Vëllezërit Korçarë gjithashtu, Orinda Huta e Gerta Heta sollën para publikut, sharmin, elegancën dhe shijen e muzikës së mirë e performancës së zgjedhur. Krahas tyre, performanca e vetë vajzave, të cilat garuan për të rrëmbyer kurorën që prej një viti e mbante bukuroshja korçare Ertemiona Mejdani, sollën një natë vërtetë të paharrueshme me 1 korrik në kalanë e lashtë të Gjirokastrës. Juria këtë vit kishte në përbërjen e saj personalitete të artit dhe kulturës, ku me anë të votimit të saj ajo shpalli si fituese 16 vjeçaren nga Tirana, Nevina Shtylla, e cila mes 32 pretendeteve arriti që të vërë në kokë kurorën e Miss Shqipëria 2010. Për vajzat konkurrente u dhanë dhe disa çmime të tjera si Miss Turizmi, Miss buzëqeshja, Miss eleganca, Miss inteligjenca etj. Spektakli nga ku doli vajza më e bukur e Shqipërisë, përmban në vetvete konkursin e bukurisë, atë të inteligjencës, si dhe një garë të aftësive artistike të pjesëmarrësve. Ky konkurs bukurie i organizuar nga Deliart Assocation me producent Petri Bozo, ashtu si edhe çdo edicion tjetër është realizuar mes shumë vështirësive, me një mungesë të theksuar të mbështetjes financiare nga strukturat shtetërore. Në një intervistë dhënë vetëm pak ditë pas zhvillimit të këtij eventi bukurie, producenti Bozo rrëfen rrugën e mundimshme për të mbërritur deri tek finalizimi me sukses i Miss Shqipëria 2010. Ai pohon se edhe pse për 12 vite rresht nuk ka pasur mbështetje financiare nga strukturat shtetërore, ai nuk do të ndalet duke zhvilluar këtë event bukurie. Më tej në vijim të kësaj interviste producenti Bozo, pohon se strukturat shtetërore duhet të zgjohen dhe të merren më shumë me ato projekte që janë bërë traditë, por mbi të gjitha i shërbejnë dhe artit, kulturës por dhe turizmit në vendin tonë. Por cilat do të jenë në vijim projektet artistike dhe çfarë do të sjelli këtë vit Miss Globe International, ai na i zbulon në vijim të kësaj interviste.

-Edhe këtë edicion Miss Shqipëria 2010 përfundoi me sukses në Kalanë e Gjirokastrës. Çfarë mund të na thotë producenti Petri Bozo disa ditë pas këtij spektakli, që përmban në vetvete konkursin e bukurisë, atë të inteligjencës, si dhe një garë të aftësive artistike të pjesëmarrësve?
Në Gjirokastër ky konkurs vinte për herë të parë, dhe kjo jo për shkak të monumentit që përmban ky qytet, që për mua është dhe mbetet më i bukuri në kalvarin e Miss Shqipërisë, pasi ai është madhështor dhe me një sipërfaqe të konsiderueshme për të bërë një event të kësaj kategorie. Gjirokastra nuk ka qenë pjesë e kalendarit të këtij eventi, për arsye shumë të thjeshtë, sepse në  Gjirokastër strukturat e lira janë shumë të pakta, të cilat nuk mund të përmbushnin nevojat e një delegacioni shumë të madh siç është Miss Shqipëria, që në dy vitet e fundit ka një numër të madh njerëzish, të cilët merren me këtë event, që e kalon numrin 250. Me krijimin e disa kushteve minimale, ne iu kthyem me shpejtësi Gjirokastrës për këtë event bukurie,  sepse po i vinte fundi sektorit të kalave në Shqipëri. Kanë mbetur pa u eksploruar akoma disa kala, të cilat janë në gjendje që mund ta përmbajnë eventin, siç është kalaja e Krujës, e Bashtovës në rrethinat e zonës së Kavajës, si dhe kalaja e Libohovës të cilën e zbuluam kur ishim me setin fotografik me misset. Ajo ishte një kala shumë interesante dhe mund të jetë një skenë e ardhshme e Miss Shqipërisë.

-Udhëtimi i parë me vajzat, që morën pjesë në këtë event bukurie ishte në Velipojë?
Pas shpalljes së vajzës miss vijnë dhe ofertat e operatorëve turistikë, pasi është dhe periudha e verës, turizmi, dhe ofertat e para vijnë nga diskotekat, të cilat kanë një strukturë, që e kanë të nevojshëm një binjakëzim të delegacionit të Miss Shqipërisë. Ne ishim pardje në një diskotekë në Velipojë, pasi 80 për qind e vajzave nuk e kishin parë atë dhe ishte një rast interesant për ta shfrytëzuar. Ishte disko Fontana, që na mirëpriti dhe ne atje zhvilluam 3 sfilata dhe bëmë një prezantim të vajzave. Ishte një prezantim shumë intelektual dhe komod. Kaloi një natë e bukur, e qetë dhe e këndshme dhe atje realizuam dhe një set fotografik për vajzën për ta pasur në natyrë të missit në fuqi.

-E ndërkohë ishte pikërisht Nevina Shtylla, 16 vjeç ajo që rrëmbeu kurorën e bukurisë këtë vit?
Vajza pavarësisht nga mosha 16 vjeç, është e treta në këtë moshë që fiton kurorën në listën e 12 fituesve të Miss Shqipërisë. E para në moshën 16 vjeç ka qenë Denisa Çela në vitin 2001 në  kalanë e Rozafës, e dyta ka qenë Zajmina Vasjari në vitin 2002 në Apolloni dhe e treta është Nevina, që është po 16 vjeç.

-Këtë vit pati një numër të madh pjesëmarrësesh për të qenë në konkurrim tek ky event bukurie, e ndërkohë që ai erdhi me një numër tjetër këtë herë sa i takon vajzave pretendente. Pse u bë ky ndryshim, sa i takon numrit?
Unë kam qenë skeptik sa i takon numrit, pasi numri 31 më ka sjellë fat sa i takon këtij eventi në vitin 1998, por ne filluam punën për Miss Shqipërinë që në nëntor të 1997. Në atë kohë nuk kishte as forca policie, që të na shoqëronin, kemi bërë xhirime në zona tmerrësisht të rrezikshme me vajzat, siç ishte zona e Vlorës, si dhe zona të tjera. Në atë kohë pas disa muaj vuajtje ne realizuam në mars të vitit 1998 konkursin Miss Shqipëria. Mbajta numrin 31 dhe unë e respektova si numër shansi këtë numër konkurrentesh dhe me thënë të drejtën, mendova se mos na sjelli ters shtimi i numrit. Problemi kryesor tek zhvillimi i këtij konkursi ka qenë koha, pasi mund të dëmtojë imazhin e shfaqjes, ose që mund ta bëjë të parealizueshëm këtë event është shiu, që nuk të lë të punosh. Si zakonisht ne fatin dhe zotin e kemi me vete, kështu që në datën 30 dhe 1, megjithëse meteorologët grekë kishin thënë se do të bjerë shi, ne na mbajti koha.

-Për përfaqësuesen e Miss Shqipërisë 2010, cili do të jetë konkursi më i afërt ku ajo do të marrë pjesë?
Konkursi i parë që vjen së shpejti është Miss Globe International, një konkurs i cili pritet të zhvillohet në një bregdet ballkanas, dhe në rastin më të mirë ose më të keq të jetë në një bregdet shqiptar, por zhvillimi i tij do të jetë patjetër në bregdet.

-Nëse do të jetë bregdeti shqiptar, ku pritet të zhvillohet ai?
Mendoj që do të jetë Saranda ose Vlora. Nuk është realizuar asnjëherë në Vlorë, po ashtu dhe asnjëherë bregdetin e Sarandës. Kjo do të varet nga strukturat, që do ta mirëpresin. Strukturat janë totalisht të rëndësishme për një event si Miss Globe, sepse dhe kontrata që ne kemi me mbajtësit e patentës, kërkohet me një sistem 4-5 yjesh absolut. Në këtë situatë ne jemi duke parë, por kemi çuar dhe oferta në Mal të Zi, Kroaci dhe po presim disa oferta nga televizioni nacional kroat, i cili e ka mirëpritur këtë projekt dhe mendon se mund ta realizojë në zonën e Splitit që është një qytet  piktoresk dhe turistik shumë i madh në Kroaci, me struktura veneciane të lashta të mirëmbajtura. Mendoj se mund të  realizohet një event i bukur i Miss Globe. Jo se dua të neglizhoj bregdetin shqiptar, por kur ke një strukturë të mirë të planit të dytë, që i takon pjesës monumentale, ose një bregdet të mirëorganizuar, kjo është mirë për këtë evenet.

-Kur pritet të zhvillohet ky event bukurie

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›