Bashkia e Tiranes ndihme ne kualifikim dhe sipermarrje per 353 te rinj

Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Bankës Botërore u ka mundësuar 353 të rinjve të kryeqytetit, të marrin një profesion dhe të hapin një biznes të ri. Pasi kanë përfunduar kurset profesionale, (një angazhim i Kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha) shumë të rinj kanë arritur të gjejnë menjëherë një punë apo të vetëpunësohen si rrobaqepës elektriçistë, pastiçierë, këpucarë etj. 142 të rinj janë trajnuar se si të fillojnë një biznes të ri, 30 të rinj me planet më të mira të biznesit kanë përfituar një grant prej 2500 dollarësh.
Në një aktivitet të veçantë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, ndërsa u ka shpërndarë çertifikatat dhe çeqet e grantit të përfituar këtyre të rinjve, ka dëgjuar dhe eksperiencat e disave prej tyre, që sot kanë bërë ëndrrën realitet.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka vënë sërish theksin tek interesi strategjik i Bashkisë së Tiranës, për të stimuluar vetëpunësimin, krijimin e bizneseve të reja të vogla, konsolidimin e atyre që ekzistojnë për çdo grupmoshë, në qytetin tonë dhe anembanë Shqipërisë. “Fokusi ynë kryesor në raport me rininë është krijimi i shanseve sa më të mëdha për punësim dhe sukses. Pra, është përtej çdo dyshimi që angazhimi ynë si Bashki, me komunitetin e të rinjve dhe të rejave që kërkojnë të vendosin aftësitë e tyre në tregun e punës po jep rezultat, po prodhim vende pune, mirëqënie, po prodhon vetëbesim tek rinia e Tiranës. Ju uroj t’ju ecë sa më mbarë biznesi që keni nisur dhe ju uroj gjithashtu që të shërbeni si shembuj, si “dallëndyshe” për të rinjtë e të rejat e qytetit tonë që kanë një ëndërr në tregun e kapitalit të qytetit dhe që patjetër do të kenë mbështetjen tonë të plotë për të bërë të mundur kthimin e kësaj ëndrre në realitet” - u shpreh kreu i Bashkisë Lulzim Basha.