Pezullimi i perkohshem i regjimit pa viza

Në një intervistë për ABC News, eurodeputetja Tanja Fajon shpjegon votën e komisionit të lirive civile për aprovimin e raportit për mekanizmin e pezullimit të përkohshëm të regjimit pa viza.
Komisioni i lirive civile ka aprovuar raportin për mekanizmin e pezullimit të përkohshëm të regjimit pa viza. Cila është domethënia e kësaj vote?
Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm kur flasim për lëvizjen e lirë. Ne dhamë aprovimin tonë për të filluar negociatat me vendet anëtare dhe Komisionin Europian që ky mekanizëm të jetë i qëndrueshëm. Ne nuk duam që ky mekanizëm të bëhet vegël politike në dorën e disa shteteve anëtare që duan të rivendosin vizat për vendet e Ballkanit. Propozimi për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza është në tavolinë që prej më shumë se një viti dhe nuk është e largët dita kur ky mekanizëm do të aprovohet . Parlamenti Europian në këtë rast është vigjilent, që ky mekanizëm të mos jetë fleksibël dhe kriteret për aktivizimin e tij të jenë të qartë, sepse ne nuk duam që njërit apo tjetrit vend të Ballkanit ti rikthehet regjimi i vizave.
Në fakt, ky mekanizëm është i vështirë për tu aktivizuar. Proçedura tregon qartë, që ai nuk mund të aktivizohet automatikisht, por vetëm në raste urgjence. Pastaj duhej dhe konsultimi i Parlamentit apo jo?
Nuk është automatik, por Parlamenti nuk do ketë rol të rëndësishëm kur të ekzistojë ky mekanizëm. Dhe ky është rreziku.. Pasi mjafton që një shumicë shtetesh anëtare të BE-së të vendosin për rivendosjen e përkohshme të vizave për një vend të caktuar. Aktualisht ka tashmë 7 vende anëtare që do të dëshironin të rikthenin regjimin e vizave. Dhe në nuk besoj që në atmosferën aktuale, në prag fushatash elektorale në Gjermani apo vende të tjera, kjo tendencë të ndryshojë.
Rreziku më i madh për momenti është për Serbinë dhe Maqedoninë ? A ka një rrezik të madh për to së shpejti ?
Rreziku ekziston, por është e vështirë të thuhet me saktësi sa se shpejt do bëhet realitet. Ndoshta do të ecet shpejt me vendimin për mekanizmin e pezullimit të përkohshëm gjatë presidencës irlandeze. Numri i azilkërkuesve nga Serbia, Maqedonia dhe Bosnja është mjaft i lartë. Në muaj e fundit të vitit të kaluar ne pamë një ulje të numrit të azilkërkuesve nga këto vende, por kjo ulje nuk është e konsiderueshme. Ndaj dua të theksoj, se shtete e Ballkanit duke përfshirë Shqipërinë duhet të bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të informuar qytetarët e tyre, se ç’farë vihet në pikëpyetje kur abuzohet me lëvizjen e lirë. Këto vende duhet të evitojnë abuzimet dhe ne nga ana jonë do bëjmë ç’është e mundur që ky mekanizëm të mos aktivizohet kurrë. Së paku shpresoj.