E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres 1 milion turistet priten per kete sezon

Afro një  milion turistë pritet të vizitojnë vetëm zonat bregdetare të Durrësit përgjatë këtij sezoni veror.
Por, për të arritur këtë shifër, kryetari i këshillit të qarkut  Armand Teliti, kërkoi ndihme nga operatoret turistike dhe drejtuesit vendor.  
 S’ka dyshim qe Shqipëria është destinacion turistik, por duhet pune për te përmirësuar procesin e pritjes. 
Sektori i turizmit  vazhdon të jetë gjeneruesi kryesor i të ardhurave në shkallë vendi duke kapur 14.7 për qind të produktit të përgjithshëm bruto si dhe 43 për qind të totalit të eksporteve.
Në qarkun e Durrësit, sektori i turizmit përgjatë vitit të kaluar  hapi 1300  biznese të reja me 4500 vende pune duke rritur me 15 për qind më shumë të ardhurat se viti i kaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›