E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petro Koçi: Kërkohet qeveri teknike

 

Kryetari i "PS '91", Petro Koçi, kërkoi dje nga foltorja e Kuvendit qeveri teknike deri në zgjedhje. Sipas tij, kjo qeveri është kthyer në një qeveri të Fazlliçit dhe në mbrojtje të Fazlliçit. Për këtë Koçi kërkoi qëndrim unik nga opozita. "Asnjë votë për ndryshime kushtetuese pa ikur qeveria Fazlliç, asnjë votë për ndryshime kodesh pa ikur qeveria Fazlliç, presion në krye të qytetarëve deri sa të ikë qeveria Fazlliç, inkurajim drejtësisë të verë në bankën e akuzës sekserët Fazlliç të energjisë dhe sekserët Delijorgji të skrapit dhe municioneve", tha Koçi. Kreu i "PS '91" tha se Berisha është kthyer në roje private të pronave të Fazlliçit, një roje, aq fanatike sa duhet, për të ruajtur pronat personale. Sipas tij, një kryeministër i tillë që shet shtetin, sistemin kushtetues të drejtësisë për pronat e tij apo ato të miqve të tij, duhet shkarkuar një orë e më parë. "Kryeministri Fazlliç dhe qeveria Fazlliç nuk rrëzohet me fjalime dhe hartime. Ajo rrëzohet me mjete demokratike kushtetuese nga opozita e vendosur dhe qytetarët e Republikës", tha Koçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›