E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Kufizimi prek vetëm Kushtetutën

 

Eksperti i OSBE-së, Julian Hodaj, i pranishëm në këtë tryezë deklaroi se mënyra e vetme është e kufizimit të imunitetit, është ndërhyrja në Kushtetutën e vendit. Sipas tij, një gjë e tillë është e pashmangshme. "Nga mënyra se si është formuluar Kushtetuta shqiptare, nuk lë hapësirë për të miratuar një ligj për t'u miratuar me 3/5, e as me një vendim Parlamenti siç u propagandua në vitin 2005, sepse nuk të lejon neni 73 i Kushtetutës", deklaroi Hodaj. Ai propozoi dy variante për mënyrën e kufizimit të imunitetit, duke përcaktuar rastet e heqjes së imunitetit, si dhe duke ofruar eksperiencën e Italisë dhe Francës për këtë çështje. Shqetësimi tjetër i ekspertit të OSBE-së lidhet me faktin në lidhje me papërgjegjshmërinë e deputetit, duke kërkuar ndërhyrje në këtë nen të Kushtetutës, si dhe preku çështjen e përplasjes së të zgjedhurve të popullit në raport me institucionet e tjera. "Mendoj se abuzive është shprehja e opinioneve që nuk kanë lidhje me funksionet. Deputeti është i mbrojtur dhe nga fyerja nuk ka as përgjegjësi civile. Se fyen një koleg, një ekspert, apo një institucion tjetër", theksoi Hodaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›