Sherri për 20 metra tokë, ekzekuton me armë kushëririn
Share
Një sherr për disa metra tokës u kthye në tragjedi në një fshat në Mallakastër. Mësohet se 31 vjeçari Xhavit Jaupaj ka ekzekutuar me armë gjahu kushëririn e tij, S. Jaupaj, 43 vjeç. Ngjarja ndodhi orët e pasdites në fshatin Gjerbez të Mallakastrës. Dy kushërinjtë kishin prej kohësh konflikt për rreth 20 metra tokë. Autori i krimit pretendon se viktima ia kishte marrë tokën padrejtësisht. Policia është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes.