E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petro Koçi, në Gjykatë me partinë PSI ‘91

 

TIRANE – Grupi nismëtar për krijimin e Partisë Socialiste ’91, i rikthehet sërish gjykatës së kryeqytetit për ta regjistruar këtë subjekt politik. Vetëm pak javë pasi kjo gjykatë u rrëzoi kërkesën e parë, anëtarët i janë drejtuar sërish gjykatës me një kërkesë të dytë, ku kërkojnë regjistrimin e këtij subjekti, tashmë me emrin Partia Socialiste Institucionale ‘91, ndërsa inicialet e së cilës sipas tyre duhet të jenë: “PSI ‘91”. Kërkesa e tyre është regjistruar në gjykatë datë 19 janar 2009 dhe mban numrin 5053, ndërsa shorti elektronik në këtë institucion ka zgjedhur gjykatësen Majlinda Dogga. Dje gjykatësja e çështjes kishte caktuar seancën e parë për të administruar provat e paraqitura nga kërkuesit. Më parë, në dhjetor të vitit të kaluar, të njëjtëve persona iu rrëzua kërkesa pasi inicialet e kërkuara prej tyre ishin PS’91, çka e bënte këtë grupim të përafërt me Partinë Socialiste. Duke iu referuar të dhënave zyrtare të publikuara në web site-n e Gjykatës së Tiranës, objekti i kërkesës së depozituar nga grupi nismëtar i kësaj partie është: “Regjistrimi si person juridik i partisë politike Partia Socialiste Institucionale ’91, me iniciale PSI ‘91”.                                 fa.ma

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›