Petrolifera dhe Porto Romano gati përurimet në qershor
Dy projektet e mëdha në fushën e karburanteve janë gati të nisin punën për të pritur anijet me naftë dhe gaz. Petrolifera, që ndodhet në afërsi të Vlorës dhe Porto Ramano në Durrës, do të nisin punimet për shkarkimin dhe përpunimin e hidrokarbureve dhe lëndëve djegëse në javën e parë të qershorit, respektivisht 3 dhe 6 qershor. Mësohet se në përurimet e dy projekteve do të marrë pjesë edhe Kryeministri Sali Berisha, sikurse është bërë me kohë publike. Duke nisur nga qershori i këtij viti, asnjë shoqëri nuk mund të sjellë karburant në Portet e Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe Shëngjinit, por vetëm në dy pikat e lartpërmendura. Ky ndryshim u bë për efekt sigurie, por edhe për lehtësi për bizneset, duke i përqendruar të gjitha depozitat vetëm në dy pika, tërësisht bregdetare, dhe që do të menaxhohen nga privati.